Fruta dhe perime të freskëta dhe të qëndrueshme

OBSH rekomandon që të konsumoni minimalisht 400 g (d.m.th. 5 porcione) frutash dhe perimesh në ditë. Agrumet si portokalli, mandarinat dhe limonët janë zgjedhje të mira, si dhe bananet dhe mollët, të cilat gjithashtu mund të priten në copa më të vogla dhe të ngrira për konsum të mëvonshëm ose të shtohen në lëngje frutash të bwra vetë. Perimet rrënjore si karrotat, rrepat dhe panxhari, si dhe perimet si lakra, brokoli dhe lulelakra janë të ushqyeshme dhe nuk prishen shpejt. Hudhra, xhenxhefili dhe qepët janë gjithashtu mundësi e mirë për ti mbajtur në shtëpi, pasi ato mund të përdoren për të shtuar aromë në një shumëllojshmëri ushqimesh.